Kombëtarja / Biletat, Shqipëri-Turqi, pritet një stadium i mbushur në Shkodër

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2019 14:40

ASNN – FSHF: Janë shitur deri më tani 3,000 bileta, por deri më 22 mars 2019, pritet të shiten të 16,000 copët. Pas një fushate të dështuar në edicionin përurues të veprimtarisë më të re kontinentale, Ligës së Kombeve të Evropës, Shqipëria e futbollit e ka hedhur vështrimin drejt një tjetër fushate të re eliminatore asaj të Kampionatit Evropian të 2020-ës. Aty ku kuqezinjtë e trajnerit Kristian Panuçi do të përballen në grupin H me sfidën e kampionëve në fuqi të botës, Francës, por edhe të Islandës, Turqisë, Moldavisë dhe Andorrës.

Dhe gjithçka do të nisë me përballjen e 22 marsit me Turqinë, sfidë kjo që do të luhet në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Mesa duket, përveç kthimit të një numri lojtarësh të dëmtuar apo edhe aktivizimit në masë të kënaqshme të një pjese dërrmuese të kuqezinjve me klubet e tyre, trajneri italian i stolit kuqezi do të ketë edhe një tjetër aleat të madh në këtë uverturë kontinentale. Ata janë tifozët dhe burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit kanë pohuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se pritet që stadiumi të jetë i mbushur plot për sfidën e 10-ditëshit të fundit të këtij muaji.

Të njëjtat burime saktësojnë se, që nga nxerrja në treg e biletave para pak ditësh, janë shitur deri më tani mbi 3,000 bileta nga 16,000 gjithsej që janë planifikuar për këtë ndeshje. Kjo është një shifër e kënaqshme, teksa kanë mbetur edhe 10 ditë tek zhvillimi i ndeshjes, ndërsa dihet që, me afrimin e datës së saj, numri i biletave të shitura rritet në përpjesëtim të zhdrejtë. Madje në FSHF janë optimistë se përballja me Turqinë do ta parakalojë edhe atë me Skocinë në Shkodër vitin e shkuar, kur u shitën 12,000 bileta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh