AlbanianSport.com 11.06.2015 22:35
ASNN – Në konferencën e përditshme për shtyp të mbajtur të enjten, kanë dalë para mediave portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Bekim Balaj. Takimi midis Shqipërisë dhe Francës do të luhet të shtunën, më 13 qershor, në Stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.
Të shtunën në mbrëmje, Shqipëria ndeshet me Francën dhe, duke folur në konferencën e përditshme për shtyp të mbajtur të enjten, portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha, ka veçuar faktin se Franca ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Ndërkaq, për sulmuesin Bekim Balaj, rezultati është në plan të dytë.
Në kuadër të përgatitjeve për sfidën me Francën, Kombëtarja ka zhvilluar një ndeshje miqësore me një ekip 18-vjeçarësh, ku kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi, kanë shënuar plot 15 herë.