Adriatik Balla 12.06.2015 11:10
Përballja me Francën e ka angazhuar maksimalisht sulmuesin Bekim Balaj, i cili beson se do t’u shënojë “gjelave” francezë. “Është një ndeshje e rëndësishme për ne duke parë emrin e kundërshtarit, – ka theksuar shkodrani i kuqezinjve. – Opinioni mendon se është një miqësore por ne nuk e shohim si të tillë.”
“Çdo lojtar kërkon të shënojë, – ka vijuar ai. – Cikalleshi ka luajtur mirë dhe i uroj të vijojë në këtë mënyrë.” Më pas, Balaj foli për ambiciet e tij në kampionatin kroat, duke thënë se ndihet mirë te Rijeka, një skuadër që, sipas tij, e ka ndihmuar të rrisë nivelin e paraqitjes së tij.
“Kampionati kroat është gjithnjë në rritje dhe mendoj se është një zgjedhje e mirë. Për momentin jam i përqendruar tek Rijeka dhe aventura në Ligën e Evropës”, – ka përfunduar futbollisti i Kombëtares kuqezi, Bekim Balaj.