Kombëtarja / Armenia zbarkon të premten në Tiranë, gati për Shqipërinë

Share Button

AlbanianSport.com 18/11/2022 18:35

ASNN – Trajneri Berezovksi vlerëson Kombëtaren kuqezi, e sheh ndryshe nga Kosova. Në prag të ndeshjes miqësore kundërs Shqipërisë në Stadiumin “Arena Kombëtare”, në konferencën për shtyp kanë dalë trajneri i përfaqësueses së Armenisë, Roman Berezovski dhe futbollisti Hovan Biçakhçian. “Besoj se të gjithë ata që e panë ndeshjen tonë me Kosovën e kanë vërejtur që diçka ka ndryshuar në lojën tonë,  sepse po e mbajmë edhe më tepër topin dhe po ushtrojmë më tepër trysni ndaj kundërshtarit”, – ka thënë fillimisht Berezvoski, i cili më pas ka folur edhe për përfaqësuesen kuqezi.

“Është e pamundur në futbollin bashkëkohor të mos e ndjekësh dhe studiosh lojën e kundërshtarit me të cilin do të ndeshesh dhe sigurisht që e kemi ndjekur dhe, duke patur parasysh atë që pamë në atë ndeshje, kemi përgatitur edhe takimin e së shtunës”, – ka thënë trajneri armen. “Natyrisht, nuk dëshirojmë të zbulojmë skemat tona, por, nëse Italia luajti duke bërë presing lart ndaj një Shqipërie agresive, ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tonë të shtunën”, – ka përfunduar ai. Ndërkaq, i pranishëm në konferencën për shtyp me trajnerin ka qenë edhe futbollisti Hovhanes Biçakhçian, i cili analizoi edhe ndeshjen e para 3 ditëve me Kosovën.

“Trajneri nuk na kërkoi të luanim me kundërsulm dhe nuk mendoj se u mbështetëm vetëm tek kundërsulmi”, – ka thënë ai fillimisht. “Kishte pjesë të lojës që ne u përpoqëm ta mbajmë lojën nën kontroll duke e zotëruar topin, por kishte edhe pjesë ku e shfrytëzuam me sukses kundërsulmin. Duke qenë se të shtunën luajmë me një kundërshtar edhe më të fortë, si është Shqipëria, do të na duhet të përshtatemi dhe të ndryshojmë stilin e lojës sonë, por do të shohim”, – ka përfunduar Biçakhçiani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh