Kombëtarja / Aliji: Krenar për fanellën kuqezi / Lila: Fitore edhe për djalin

Share Button

Andi-Lila-bust-Kombetarja-2015

AlbaniaSport.net 23.01.2015 13:25

ASNN – Kombëtarja ndeshet të dielën me Armeninë dhe, nën drejtimin e trajnerit Xhovani De Biazi, kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për këtë takim në kampin e tyre stërvitor në Durrës. Në konferencën e përditshme për shtyp kanë dalë të martën futbollistët Andi Lila dhe Naser Aliji.

Në vijim të përgatitjeve për ndeshjes me Armeninë, Kombëtarja kuqezi ka nisur programin stërvitor në Durrës dhe në konferencën e përditshme për shtyp kanë dalë futbollistët Andi Lila dhe Naser Aliji. Për Lilën, kjo ndeshje mbart edhe një ngarkesë më të madhe emocionale për arsye familjare.

Mbrojtësi kavajas Andi Lila shprehet se fitorja e së dielës do t’i rriste shpresat e kuqezinjve për kualifikimin e parë në fazën finale të një Evropiani. “Kemi respekt maksimal për Armeninë, sepse fitorja si me Armeninë edhe me Danimarkën apo Portugalinë vlen tri pikë”, – ka deklaruar ai.

“Nëse fitojmë, vazhdimësia jonë në këto eliminatore do të jetë fantastike”, – shtoi Lila. Ndërsa Aliji ka pohon emocionet e debutimit me Kombëtaren kuqezi. “Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares edhe pse përfaqësoj Iliridën, – ka thënë ai. – Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time.”

“Kam folur me Alban Bushin dhe Paolo Tramexanin, të cilët më kanë shpjeguar sesi është situata në kombëtaren shqiptare”, – ka shtuar ai. Një nga prurjet e reja të De Biazit për këtë ndeshje, Naser Aliji, deklaron se është pritur mirë nga stafi dhe lojtarët e kombëtares.

Konkurrenca në repartin e mbrojtjes është e madhe, por kjo gjë nuk e frikëson 21-vjeçarin, i cili është i gatshëm që të japë maksimumin për fanelën kuqezi. “Të gjithë e dimë se sa futbollist i mirë është Ansi Agolli në krahun e majtë të mbrojtjes, gjithsesi unë do të jap maksimumin në stërvitje për të qenë i gatshëm në çdo moment për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi”, – theksoi Aliji.

Ndeshja Shqipëri-Armeni luhet të dielën, duke nisur nga 18:00 në Elbasan “Arena” dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh