AlbanianSport.com 11.11.2015 13:25
ASNN – Më 13 nëntor pasdreke, Shqipëria përballet në Prishtinë me Kosovën, ndërsa 3 ditë më pas, më 16 nëntor, kuqezinjtë presin në Tiranë Gjeorgjinë. Për këtë qëllim, Kombëtarja kuqezi po stërvitet në Durrës.
Dhe, duke folur në konferencën për shtyp dhënë sot, futbollistët Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, kanë theksuar se miqësorja me Kosovën është e natyrës festive, ndërsa ajo me Gjeorgjinë, një mundësi për të provuar të rinjtë.
Ndërkohë që miqësorja me Kosovën është një festë mbarëkombëtare për ta shijuar edhe në Prishtinë kualifikimin e Shqipërisë për në Evropianin e vitit të ardhshëm, ajo me Gjeorgjinë është një rast i mirë për të provuar lojtarët e ri apo ata të cilët kanë patur pak mundësi aktivizimi gjatë Eliminatoreve.
Ky është vlerësimi që dy futbollistët kuqezinj, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, kanë dhënë për dy testet e mesnëntorit për ekipin e De Biazit.