AlbanianSport.com 17.06.2015 14:25
ASNN – Një pjesë e lojtarëve të Kombëtares nuk arrijnë të komunikojnë mirë shqip me njëri-tjetrin dhe kjo vjen nga dialektet e zonave prej nga vijnë. Kështu, sipas sulmuesit Armando Sadiku, Ergys Kaçe dhe Valdet Rama nuk e kuptojnë njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.
Brenda Kombëtares ata kanë problem me shqipen, duke zgjedhur këtë “problem” në tjetër mënyrë. Ata flasin në në gjuhën angleze. Problemin e komunikimit në Kombëtare
e konfirmoi Armando Sadiku në emisionin “Procesi Sportiv”, që zhvillohet çdo të hënë në “Top Channel”.
“Brenda Kombëtares kemi problem komunikimi. Për shembull, Rama dhe Kaçe nuk kuptoheshin dot në gjuhën shqipe dhe prandaj komunikojnë në anglisht”, – tha Sadiku. Në fakt, një pjesë e futbollistëve kuqezi nuk kanë lindur në troje shqipfolëse dhe shqipen e kanë gjuhë të dytë apo të tretë, të trashëguar vetëm falë këmbënguljes së familjes.