AlbanianSport.com 12.10.2015 12:30
ASNN – Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit të Euro 2016 më 12 dhjetor 2015, në shortin që do të hidhet në Paris. Kombëtarja jonë ndodhet në vazon e katërt, në atë të ekipeve jofavorite. Për pasojë ritet të ketë në grup ekipe të mëdha, si Gjermania apo Spanja. Për herë të parë, Evropiani do të ketë 24 skuadra, duke lënë pas kështu formatin me 16 skuadra që është aplikuar që në vitin 1996.
Finalistët do të ndahen në 6 grupe me nga 4 skuadra. Dy ekipet e para të secilit grup kalojnë në fazën tjetër. Por 12 skuadrave të kualifikuara do t’u shtohen edhe 4 skuadrat më të mira nga vendet e treta të grupeve, për të plotësuar 16-shen. Ky format është aplikuar në botërorët e viteve 1986, 1990 dhe 1994, me ndryshimin e vetëm të “play-off”-it për vendet e treta.
Në këtë Evropian do të luhen 51 ndeshje, nga 31 ndeshje që luheshin në formatin me 16 skuadra. Kampionati do të nisë më 10 qershor të vitit 2016 dhe do të përfundojë më 10 korrik. Ndeshja finale do të luhet në stadiumin “Stade de France”. Ndërsa faza e grupeve do të zhvillohet nga data 10 deri në datën 22.