Kolumbia përsërit triumfin ndaj SHBA-së, ngushëllohet me vendin e 3-të

Share Button

Copa-America-2016

AlbanianSport.com 26.06.2016 10:25

ASNN – Kolumbia është fituesja e duelit për vendin e 3-të dhe të 4-t në edicionin e 100-vjetorit të Kupës së Amerikës Latine në futboll, që njihet ndryshe si “Copa America”. Një gol i Karlos Bakës në minutën e 31-të i dhuroi shkallën më te ulët të podiumit amerikano-latineve. Kështu, Kolumbia është fituese e vendit të tretë në edicionin e 100-vjetorit të Kupës së Amerikës në futboll.

Një gol i shënuar nga sulmuesi i Milanit, Karlos Baka, firmosi fitoren e amerikano latinëve me shifrat 1-0, ndaj vendit organizator, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ndeshje emocionuese, që ne fund shpall fitues Kolumbinë, e cila kthehet kështu në podium pas 15 vitesh mungesë. Ashtu, siç kishte bërë në fazën e grupeve Kolumbia triumfoi sërish ndaj SHBA.

Rasti i parë i lojës i takon Kolumbisë në minutën e 12-të, teksa Hames Rodrigez godet nga jashtë zone dhe Hauardi grushton. Ndërsa në minutën e 31-të vjen goli i epërsisë. Një aksion i mrekullueshëm i Huan Kuadrados, që shërben për Hamesin, i cili, me një top të bukur, shërben brenda zonës. Aty është Arias që pason tek Baka dhe mposht gardianin e portës amerikane.

Në pjesën e dytë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkojnë pranë golit me Dempsin, por është portieri Ospina që shpëton kolumbianët. Në minutën e 61-të, Kuadrado godet nga jashtë zone, duke parë dhe daljen e Hauardit, por topi ndalet nga shtylla horizontale. Ndërsa një aksion, më pas është shtylla që ndalon këtë radhë amerikanët, duke i thënë jo gjuajtjes së Uudit.

Pjesa e mbetur e lojës nuk dhuron më gola por vetëm dy kartona të kuq nga një për secilën skuadër, Orozko për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Arias për Kolumbinë. Tashmë e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në finalen e Kupës se Amërikës, qe do të luhet në orën 02:00 pas mesnatës së të dielës, midis Argjentinës dhe Kilit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh