AlbanianSport.com 18/09/2018 22:30
ASNN – Pekerman nderohet nga Presidenti i Kolumbisë. Trajneri argjentinas merr medalje mirënjohje për arritjet me ekipin përfaqësues. Ish-trajneri i ekipit përfaqësues të Kolumbisë, argjentinasi Hoze Nestor Pekerman, ka marrë flamurin kombëtar dhe një pllakatë nga presidenti kolumbian Ivan Duke, në shenjë mirënjohjeje për detyrën e tij në krye të përfaqësueses kolumbiane. Presidenti e quajti Pekermanin si trajnerin më të mirë të gjitha kohërave që ka drejtuar Kolumbinë deri tani.
Trajneri argjentinas, Hoze Pekerman, tha se ai u largua nga skuadra kolumbiane, të cilën e udhëhoqi për 6 vjet, deri më 4 shtator të këtij viti, pasi e çoi midis më të mirave në botë. Por ai duket se ka synime të tjera për karrierën e tij. “E gjithë bota e di se kush është përfaqësuesja kolumbiane dhe se sa e fortë dhe e aftë është ajo për t’u përballur me kundërshtarë të mëdhenj”, – tha trajneri gjatë ceremonisë në “Kasa de Narinjo Presidenciale”. – Por unë dua që në të ardhmen të drejtoj skuadra të tjera.”
Pas kualifikimit për herë të dytë radhazi për në fazën finale të një Botërori, me Kolumbinë, trajneri veteran nuk ka rinovuar kontratën e tij, e cila skadoi më 31 gusht 2018, duke e lënë bosh vendin e drejtuesit të përfaqësueses. Kur 69-vjeçari Pekerman, erdhi në ekipin kombëtar, Kolumbia u rendit e 31-ta në FIFA. Sot ajo është e 14-ta, dhe ishte në 10-shen e më të mirave nga tetori i 2012-ës, deri në shtator të 2017, për plot 60 muaj radhazi.
“Natyrisht, ju gjithmonë doni pak më shumë dhe unë dua t’ju lë me atë ndjenjë, se Kolumbia po shkon për drejt përmirësimit, e do të shkojë më shumë për shkak se kemi gjenerata që dinë se si të konkurrojnë”, – tha Pekermani.