KOKSH / Zyrtare: Komiteti Ekzekutiv i Evropës në shtator në Tiranë…!

Share Button

Komiteti-Olimpik-Evropian

Gjergj Vyshka 28.01.2015 09:55

Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Evropës një ndër mbledhjet e radhës për vitin 2015 do ta zhvillojë në Tiranë në muajin shtator. Ky është lajmi që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka shpërndarë, ndërsa është një nga pikat e marrëveshjes së arritur në nëntorin e 2013-ës pas zgjedhjeve të reja të Komitetit Olimpik të Evropës që u zhvilluan në Romë.

Në fakt kanë qenë të premtuar disa dhe deri më tani janë realizuar arritja e marrëveshjes për të realizuar stërvitjen jashtë vendit në ditët e para të vitit 2014 për Luiza Gegën, seminari i organizuar me temën “Forcimi i qeverisjes së mirë” më 27 janar dhe tanimë një nga mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Evropian në shtator në Tiranë.

Duke mbetur këtu, njoftimi ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Evropian, Rafaela Panjoci, i cili ka komunikuar nëpërmjet e-mailit me sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Olimpik Shqiptar, Stavri Bello, të cilit i ka konfirmuar zhvillimin e kësaj mbledhjeje më 17 shtator 2015 në Tiranë. Në tekstin e letrës që ka mbërritur nga Komiteti Olimpik Evropian shkruhet si vijon:

“Duke ju uruar nëpërmjet e-mailit për një vit të mbarë, ju bëjmë me dije se e kemi pranuar ftesën e Komitetit Olimpik Shqiptar për zhvillimin e takimit të tretë të Komitetit Ekzekutiv në Tiranë. Me konfirmimin e presidentit të Komitetit Olimpik Evropian ju njoftojmë se kjo mbledhje do të bëhet më 17 shtator 2015. Sekretariati i Komitetit Olimpik Evropian do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me ju, e cila do të përgjigjet për organizimin e këtij takimi në shtator 2015”.

Në fakt Komiteti Olimpik Evropian e ka në axhendën e vet që mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv i bën në vende të ndryshme. Kështu për vitin 2015, takimi i dytë i këtij Komiteti do të bëhet më 14 maj në Antalia, i treti më 17 shtator në Tiranë dhe i katërti më 19 nëntor në Pragë. Madje do të jetë në prag të asamblesë së Komitetit Olimpik Evropian, që do të zhvillohet po në Pragë, më 20 dhe 21 nëntor.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh