Gjergj Vyshka 26.10.2016 12:30
Bezhani kërkon marrjen e masave për daljen e sportistëve cilësor në Tarragona, por Federatat ngrejnë supet përballë padijenisë dhe vështirësisë se sa buxhet financiar do të kenë. Por mundja lihet përsëri jashtë.
Kështu, kokëfortësitë nuk kanë të sosur në marrëdhëniet KOKSH – Federata Shqiptare e Mundjes. Edhe pse kjo e fundit është anëtare si të gjitha të tjerat, paguan kuotizacionet, përsëri nuk është ftuar në mbledhje për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2017”.
E vërteta është se lajmërimet, apo njoftimet për mbledhjen e së hënës, gjithnjë sipas burimeve të konfirmuara, janë bërë nëpërmjet mesazheve telefonike dhe jo me shkresë zyrtare.
E duke vijuar kështu pafundësisht, ato që dëmtohen janë mundësit, që nuk mund të privohen nga pjesëmarrja në “Tarragona 2017”