Gjergj Vyshka 25.12.2016 13:25
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Stavri Bello, ka qenë i ftuar në Lion të Francës, atje ku është organizuar 20-vjetori i programit DUGOS (program në shërbim të ndërtimit të karrierës dhe strukturave në Universitetin “Klod Bernard” në Lion).
Një program që është në bashkëpunim mes solidaritetit olimpik dhe partnerëve të një rrjeti Universitetesh. Një program i suksesshëm në të cilin Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka marrë pjesë me sekretarin Bello, që ka mbrojtur temën: “Strategjia për kualifikimin e administratorëve sportiv në Shqipëri”.
E kjo temë është konkretizuar në vendin tonë me realizimin e programit “Kompas 1 dhe 2”, që ka vijuar me tre kurse ASMC-së. Kësisoj, prania e Bellos në këtë 20-vjetor të këtij programi në Lion është një vlerë e shtuar për të, por dhe për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar në veçanti.