Gjergj Vyshka 22.02.2017 10:25
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Fierit, ka organizuar dje seminarin e trajnimit për mësuesit e edukimit fizik të këtij rrethi.
Në këtë seminar, sipas informacionit që ka dhënë institucioni më i lartë i olimpizmit shqiptar në profilin e vet në rrjetin social “Facebook”, janë prezantuar projekte të paketës olimpike.
Dhe këtë e ka bërë anëtari i Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ilir Gusho, i cili është njëkohësisht dhe Kryetari i Komisionit të Sportit për Të Gjithë në këtë organizëm.
Po kështu konceptet e organizimit të javës olimpike në shkolla kanë ardhur nga koordinatorja e projektit të Edukimit Olimpik, Eda Çaushi. Kurse trajneri i hendbollit të Cërrikut, Florian Dedja, ka prezantuar projektin e këtij sporti në shkolla.