KOKSH / Reagon Bezhani: MAS të rishikojë vendimin për Baku 2015

Share Button

KOKSH-MAS-Shkresa-2015

Gjergj Vyshka 26.03.2015 15:55

Menjëherë pas shkresës të MAS-it, ka reaguar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili si në rastin e pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare, apo në Lojërat Olimpike, ashtu dhe në Baku është ajo organizatorja e delegacionit shqiptar. Sepse të gjitha veprimet janë koordinuar mes Komitetit Olimpik Evropian dhe atij shqiptar nëpërmjet të cilit janë lajmëruar Federatat për mënyrën e vajtjes, për numrin e të kualifikuarve, apo dhe garat që duhet të marrin pjesë në këtë veprimtari.

Pasi në të vërtetë granti i dhënë, apo dhe shtesat që janë bërë më pas për sportet olimpike, kanë qëllimin e marrjes pjesë në Kampionatet Evropiane dhe Botërore, apo dhe garat kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Dhe granti, pa dashur të bëjmë rolin e avokatit, nuk është për ato aktivitete që janë nën juridiksionin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i cili krahas grantit të dhënë nga MAS duhet të kishte dhe një buxhet të veçantë për Bakunë.

Pasi nuk duhet kthyer gjithçka në një bumerang atje ku vite më parë Ministria e Kulturës, Rinisë, Turizmit dhe Sporteve i pati dhënë me vonesë shpenzimet e vajtjes dhe pjesëmarrjes në “Londër 2012”, sikurse nuk pati dhënë asgjë për “Mersin 2013”. Për rrjedhojë, ndërsa Federatat duhet të lënë diçka mangët nga veprimtaritë e tyre për të shkuar në Baku, Bezhani nuk e ka lënë mënjanë përgjigjen. Me një shkresë të datës 24 mars 2015, me numër protokolli 101, Bezhani ka kërkuar që të rishikohet nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit pjesëmarrja në këto Lojëra.

“Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Lojërat e para Evropiane “Baku 2015”, ju informojmë se pranë KOKSH ka mbërritur një shkresë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të cilën e gjeni të bashkangjitur. Në shkresën e dërguar, KOKSH informohet se buxheti i për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në këto Lojëra i ka kaluar Federatave. Ju lutem të merrni masat e duhura për pjesëmarrjen në këto Lojëra”.

Dhe ka të ngjarë që nëse Federatave do të vazhdohet t’u kërkohet pjesëmarrjen dhe pagesa të shpenzimeve, teksa kanë të tjera gjëra përpara, atëherë Shqipëria të mos jetë në Baku. Dhe zgjidhja është dhënia e një buxheti të veçantë dhe administrimi nga KOKSH, ashtu sikurse bërë për të gjitha aktivitetet madhore ndërkombëtare të organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Ndryshe në Baku mund të çojmë vetëm një që të mbajë flamurin në ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh