Gjergj Vyshka 20.01.2017 18:45
Me shumë dhimbje ka folur dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Viron Bezhani, që në emër të institucionit që ai drejton ka vendosur dhe një kurorë me lule.
“Nderim, përulje dhe respekt i jashtëzakonshëm për Ymer Pampurin, gjigantin, kolosin dhe ikonën e peshëngritjes shqiptare, që u nda nga jeta dhe la një boshllëk të madh në peshëngritjen dhe sportin shqiptar, – ka shkruar Bezhani në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.
“Një figurë e papërsëritshme në sportin tonë, një njeri të jashtëzakonshëm, që ka treguar me vepra se çfarë është i aftë të bëjë. I trishtuar që sporti shqiptar po humbet një tjetër ikonë, një nga personazhet që ka gdhendur me të arta historinë tonë”, – ka vijuar ai.
“Rezultatet e tij, vepra dhe gjithçka që Ymer Pampuri ka arritur janë ende edhe sot një frymëzim për të rininë e sotme. Një kampion që do t’i mungojë përgjithnjë sportit shqiptar. I papërsëritshëm. Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë!” – ka përfunduar presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani.