KOKSH / Premtohet mbështetje për kurset e kualifikimit të trajnerëve

Share Button

KOKSH-logo-e-re

Gjergj Vyshka 24.02.2016 14:25

Komiteti Drejtues i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, i mbledhur përpara dy javësh, më saktë më 11 shkurt, ka mbështetur kërkesat e disa federatave sportive për kurset e kualifikimit të trajnerëve. Më saktë ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili përpara Komitetit Drejtues ka paraqitur kërkesat e disa institucioneve sportive, të cilat kanë mbërritur në institucionin më të lartë të olimpizmit shqiptar për mbështetje financiare të rritjes së nivelit të trajnerëve.
Dhe për rrjedhojë ky ka qenë edhe qëllimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar rritja e kualifikimit të trajnerëve, si dhe synimi për përmirësimin e burimeve njerëzore pranë organizatave sportive. E ato që kanë përfituar nga mbështetja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për kurset e kualifikimit të trajnerëve janë Federata Shqiptare e Karatesë, Xhudos dhe Raftingut.
Edhe më parë, po me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, janë bërë kurse kualifikimi për trajnerët e peshëngritjes, boksit, atletikës, çiklizmit, xhudos dhe sporteve të tjera. Parë kështu duket se gjithnjë trajnerët shqiptar, jo vetëm të sporteve individuale, por dhe atyre kolektive kanë nevojë të vazhdueshme për të marrë të rejat. Ndaj dhe KOKSH ua ofron këtë mundësi kualifikimi nëpërmjet financimit të saj dhe mbështetjes së Solidaritetit Olimpik.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh