KOKSH përgëzon Kosovën, por përvijohen “firo” të mundshme kuqezi…

Share Button

KOKSH-logo-kuqe

Gjergj Vyshka 24.10.2014 13:05

Së shpejti, sportistët kosovarë do të jenë në garat kualifikuese për në “Rio de Zhaneiro 2016”. “Shpresojmë që në dhjetor Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ta pranojë me të drejta të plota”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e ka përshëndetur vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e cila në mbledhjen e së mërkurës të Komitetit Ekzekutiv e ka pranuar Kosovën me të drejta të kufizuara. Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e ka shqyrtuar dosjen për njohje si anëtare të Kosovës.

Dhe ka vlerësuar se kriteret për njohjen bazë të kartës olimpike janë plotësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike, ashtu sikurse dhe përkufizimin e termit shtet përcaktuar në nenet 30.1, i cili thotë: Një shtet i pavaruar nga komuniteti ndërkombëtar. Aktualisht, Kosova njihet nga 108 shtete, ndërsa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë anëtare 193 të tilla. Vendimi i djeshëm i marrë nga Komiteti Ekzekutiv i IOC-së është i gjithi në interes të sportistëve kosovar, të cilët do të mund të shmangin çdo pasiguri që ata mund të kenë.

Jo vetëm kaq, por tashmë sportistët kosovar do të kenë mundësinë të marrin pjesë në garat kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, apo dhe në edicionet e ardhshme të këtyre lojërave. “Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i uron Komitetit Olimpik të Kosovës mirëseardhjen në familjen e madhe olimpike dhe falënderon Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për një vendim të tillë, edhe pse Kosova, deri në dhjetor, është anëtare e IOC-së me të drejta të kufizuara”, – shkruan deklarata e KOKSH-it.

“Ky është një vendim i merituar për komunitetin sportiv të Kosovës dhe Lëvizjen Olimpike, pasi për shumë vite ata kanë treguar potencial dhe ka shfaqur sportistë të talentuar, – vijon më tej kjo deklaratë. – Veçse nuk kanë pasur mundësinë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Gjithashtu është i merituar si vendim, pasi tashmë është një kohë e konsiderueshme që komuniteti sportiv dhe institucionet sportive të Kosovës janë treguar të matur përgjatë këtij procesi sfidues për njohjen dhe prezantimin e sportistëve në arenën ndërkombëtare.”

Ndërkohë Kosova është anëtare me të drejta të plota dhe të kufizuar në 13 federata sportive. Sporte të pranuara me të drejta të plota janë pingpongu, harku, xhudo, lundrimi, peshëngritja dhe pentatloni modern. Po kështu është anëtare me të drejta të përkohshme në mundje, boks, kërling, taekuondo, gjimnastikë, ski dhe hendboll. Dhe ky anëtarësim me të drejta të kufizuara, por në dhjetor me të drejta të plota, është dhe si një garanci që Kosova të jetë anëtare e FIFA-s, FIBA-s, Federatës Botërore të Volejbollit, Atletikës dhe të gjitha disiplinave të tjera.

Përfundimisht Kosova me këtë anëtarësim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar ka fituar pavarësinë e saj të dytë, që është në sport, por që e bën shtet si të gjitha shtetet e tjera botërore. A humb Shqipëria në këtë rast? Sigurisht që po, sepse do të ketë një kundërshtar më shumë, që flet të njëjtën gjuhë me ne. Dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e vonshme që sportistë, të cilët deri dje kanë qenë pjesë e përfaqësive tona në sport, të jenë në kombëtaret e Kosovës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh