KOKSH / Përfundon Olimpiada, Bezhani në kërkim të “grupeve armiqësore”

Share Button

Delegacioni-kuqezi-Nikolla

Gjergj Vyshka 25.08.2016 13:00

I pari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar: “Ata që kanë hedhur baltë mbi institucionin tonë do të përgjigjet ligjërisht”. Iku dhe një Olimpiadë pa medalje dhe si gjithmonë prapa la vetëm debate dhe si gjithmonë edhe kësaj radhe ato nuk fillojnë në Tiranë. Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, në një bisedë për Televizionin “Top-Channel” të martën nuk jep emra, por deklaron se gjithçka u bë për interesa të personave brenda ekipit olimpik, të cilët kërkojnë kokën dhe postin e tij.

“Për mendimin tim, ishin të shtyra, – ka pohuar ai. – Ata mendojnë se është koha e fushatës. Ata që e kanë shtyrë një gjë të tillë mendojnë se është koha e fushatës. Deri vitin tjetër, që do të bëhen zgjedhjet, në tetor dhe nëntor ka çdo njeri mundësitë e veta që të shpalosë programin.” I pari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pohon se do të ndjekë rrugën ligjore për cilindo që ka shpifur për institucionin që ai drejton, përfshi këtu edhe të atin e notarit, Sidni Hoxha.

“Unë jam President i një institucioni dhe duhet ta mbroj institucionin në të gjitha mënyrat, – ka thënë Bezhani. – Edhe në rastin e Sidnit do të shihni që janë të gjitha dokumentacionet e që është krejt ndryshe nga ajo që është dhënë. Ata që kanë hedhur baltë mbi institucionin tonë do të përgjigjet ligjërisht.” Bezhani thekson se Komiteti Olimpik u ka shpërndarë nga 8 mijë $ të gjitha federatave, sportistët e të cilëve morën pjesë në “Rio 2016”.

Për mungesën e Evangjeli Velit në parakalim, ai ia la përgjegjësinë drejtuesve të delegacionit olimpik. “Ne nuk mund të bënim të pamundurën të mundur, – ka deklaruar Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani. – Ne nuk kishim koha as ta takonim Evangjelinë. Evangjelia mund të parakalonte, mund të gjehej mundësia, por atë e vendosin drejtuesit aty.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh