Gjergj Vyshka 13.03.2015 13:10
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nisur fazën e dytë të realizimit të projektit për Paketën Olimpike Nr. 4. Një javë më parë prezantimi i saj është me drejtorët e drejtorive arsimore rajonale. Kurse tanimë faza e dytë e projektit ka të bëjë me shpërndarjen dhe trajnimin e mësuesve për ta vënë në jetë dhe në zbatim këtë paketë. Dhe shpërndarja, sipas informacionit të shpërndarë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka nisur në Durrës, atje ku 80 mësues të edukimit fizik nga shkollat 9-vjeçare publike dhe jo publike ishin prezent në këtë trajnim.
Paketa u prezantua nga koordinatorja e projektit, Eda Çaushi, dhe nga kryetarja e Komisionit të kualifikimit, Majlinda Pilinci, e cila është njëkohësisht dhe anëtarë e Komitetit Drejtues të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në takim u prezantuan gjithashtu konceptet e organizimit të Ditës Olimpike dhe u shfaq video “Ditës Olimpike 2014”, realizuar nga KOKSH. Të gjithë mësuesit nëpërmjet formularëve të regjistrimit do të jenë pjesë e rrjetit të komunikimit të KOKSH për shkëmbimin e informacionit dhe prezantimin e aktiviteteve. Kjo “databazë” do të shërbejë për realizimin me tej të fazës së tretë të projektit, që është monitorimi i implementimit dhe marrja e reagimeve rreth tij.
Një përmbledhje e takimit dhe mënyrat e mëtejshme të komunikimit e të bashkëpunimit u diskutuan dhe me drejtoreshën e DAR Durrës, Lindita Muka, pas dorëzimit të Paketës Olimpike.