Gjergj Vyshka 03.12.2015 21:40
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është iniciator për mbledhjen e rajonit, ndërsa të premten e ardhshme do të zhvillohet një takim i përbashkët me Komitetet Olimpike të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, të tre këto Komitete Olimpike Kombëtare do të përfaqësohen në nivel presidenti dhe Sekretari të Përgjithshëm.
E gjithë ideja e takimit është që kurset e administratorëve sportiv, të cilat Shqipëria ka vite që i zhvillon, të shtrihen edhe në këto shtete fqinje për të kaluar më pas në një aktivitet të përbashkët rajonal.
Dhe gjatë dhjetorit pritet të zhvillohet edhe takimi i përvitshëm me Kosovën.