Gjergj Vyshka 13.01.2015 13:45
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka dërguar një letër ngushëllimi homologëve të Komitetit Olimpik të Francës, për më tepër presidentit të saj Denis Maselja, për tragjedinë e 7 janarit në redaksinë e gazetës “Sharli Hebdo” në Paris. Ja dhe teksti i dërguar Komitetit Olimpik të Francës më 8 janar me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello.
“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe e gjithë lëvizja sportive shqiptare i shpreh ngushëllimet dhe mbështetje familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit të Francës, i cili përjetoi momente hidhërimi të mëdha pas tragjedisë së Charli Hebo. Gjithashtu KOKSH kërkon të shprehë mbështetjen dhe ngushëllime të sinqerta për Komitetin Olimpik të Francës dhe stafin e tij. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i bashkohet me hidhërim të thellë kësaj zie kombëtare dhe manifestimeve në mbrojtje të fjalës së lirë”.
Madje të njëjtën gjë e kanë bërë dhe shumë federata sportive, kjo dhe për shkak të lidhjeve të ngushta të bashkëpunimit që kanë me Francën në përgjithësi.