Nga Gjergj Vyshka 26.10.2016 15:15
Në mënyrë “tangente”, nga përfaqësuesit e mediave është marrë vesh që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar do të organizonte një mbledhje me Federatat për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2017”.
Lojërat Mesdhetare, aq më shumë që Shqipëria ka shansin të sjellë medalje si në asnjë pjesëmarrje tjetër ndërkombëtare, janë po aq të rëndësishme dhe po aq të pasqyruara sa dhe Lojërat Olimpike.
E në këtë këndvështrim media duhet të ishte ftuar dhe të mos mjaftohet me një njoftim të thjeshtë në faqen e “Facebook”-ut të KOKSH-it. Sepse sado që do të kërkohet të fshihen gjërat, për fat të keq të gjitha merren vesh.
Ndaj shmangia e medias nuk i vlen KOKSH, që në këtë periudhë më së shumti e ka bërë…