Gjergj Vyshka 10.10.2014 13:15
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është bërë mbështetëse e fushatës “Shqipëria Jo Duhanit”. Është një fushatë e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon sensibilizimin e qytetarëve për t’i thënë boll pirjes së duhanit.
“Sport pa Duhan”, kjo ka qenë motoja e fushatës së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila është bërë me të rinjtë e gjimnazeve të kryeqytetit. Kuptohet për t’i sensibilizuar ato për zbatimin e ligjit kundër pirjes së duhanit.
Të rinjtë kanë përdorur pankartat me parulla të ndërtuar prej tyre për të treguar se mund të ndërtojnë një jetë të shëndetshme pa duhan dhe me më shumë sport.