Gjergj Vyshka 06.02.2015 11:45
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka marrë dje ftesën zyrtare për pjesëmarrjene Shqipërisë në Lojërat e para mesdhetare të Detit. Këto lojëra, të cilat janë nën juridiksionin e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, do të zhvillohen në Peskara të Italisë, nga data 28 gusht, deri më 6 shtator 2014.
Dhe ftesa, e cila është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Isidoro Kuvelos, dhe presidenti Amar Adadi, ka ardhur në emër të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.
“Kemi nderin t’ju ftojmë të merrni pjesë në Lojërat e para Mesdhetare të Plazhit, të cilat do të zhvillohen në Peskara, nga data 28 gusht, deri më 6 shtator të këtij viti”, – shkruhet në ftesën e ardhur në adresë të KOKSH-it.
Dhe në fakt KOKSH e ka të parashikuar jo vetëm pjesëmarrjen në këtë veprimtari të sportit shqiptar, atje ku në gushtin e vitit të kaluar pikërisht në Gjirin e Lalzit është zhvilluar dhe kampionati i futbollit në plazh, por dhe në Lojërat e para evropiane, që do të bëhen në Baku më 12-28 gusht, si dhe në Festivalin Evropian Rinor, i cili do të zhvillohet në Tbilisi.