Gjergj Vyshka 26.10.2016 07:55
Impenjimi më i madh sportiv për të gjitha Federatat në vendin tonë për vitin 2017 do të jetë pjesëmarrja në Lojërat Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës. Për këtë arsye, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka mbledhur të gjitha Federatat sportive.
Sipas informacionit që institucioni më i lartë i olimpizmit në vend ka shpërndarë në faqen e tij në “Facebook”, Bezhani u ka kërkuar të gjithëve të merren masat që tani dhe të përzgjidhen sportistët e duhur për të përfaqësuar vendin në këto Lojëra. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka dhënë informacione për të gjitha federatat sportive për kuotat e pranimit dhe kushtet e pjesëmarrjes në Tarragona.
Në të njëjtën kohë Bezhani ka kërkuar nga përfaqësuesit e Federatave që të paraqesin pranë KOKSH kërkesat për mbështetje në realizimin e fazave përgatitore të sportistëve, sepse vetëm kështu mund të jetë një pjesëmarrje cilësore.