Gjergj Vyshka 27.02.2015 21:05
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në faqen e saj të facebookut ka lajmëruar se kursi i trajnerëve në disiplinën e sportit të harkut tashmë ka hyrë në një fazë intensive.
Është zhvilluar dita e tij e pestë, ndërsa trajnerët e rinj jo vetëm që janë pasionuar me këtë sport, por dhe me lektorin e këtij kursi, italianin Masimo Xhiovanuçi.
Sipas KOKSH, Xhiovanuçi është duke bërë një një punë të shkëlqyer, ndërsa brenda trajnerëve të rinj ka frymë dhe energji pozitive.