Gjergj Vyshka 04.08.2016 19:50
Delegacioni kuqezi kërkon të mbajë emocionet dhe të mos deklarojë ende fjalën medalje. Të paktën kjo nga flamurmbajtësja e Shqipërisë, Luiza Gega: “Edhe nëse dal keq, mos ma quani zhgënjim”.
Që nga 25-26 korriku 2015, kur kanë mbërritur në fshatin olimpik, sportistët tanë janë të gjithë të përqendruar në stërvitje. Kështu ndodh me Briken Caljen, që ka mbi kokë trajnerin Leonard Toska dhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Po kështu ndodh me Nikol Merizajn dhe Sidni Hoxhën, apo dhe Izmir Smajlajn. Përgjithësisht një gjendje e mirë e olimpistëve tanë, ndërsa nga e shtuna nisin dhe garat zyrtare në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.