Gjergj Vyshka 03.03.2016 13:45
Komisioni i Sportit për Të Gjithë pranë Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që drejtohet nga Ilir Gusho, ka zhvilluar të martën mbledhjen e saj të radhës.
Në rendin e ditës të mbledhjes kanë qenë përgatitja e një plani strategjik të punës së Komisionit për vitin 2016, organizimi i seminarit mbi edukimin olimpik dhe menaxhimi dhe monitorimi i ditëve olimpike 2016.
Dhe pas shqyrtimit të rendit të ditës, ky komision ka dalë me objektivat e veta, të cilat do t’i realizojë gjatë vitit.