Gjergj Vyshka 19.11.2014 07:05
Dy kampionët e botës në peshëngritje për të rritur, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, sot në mesditë do të priten në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga drejtuesit më të lartë.
Bëhet fjalë për presidentin Viron Bezhani, ndërsa në fakt KOKSH-i e ka bërë këtë gjë edhe për medalistët e tjerë ndërkombëtar të Shqipërisë apo edhe Kosovës në të gjitha disiplinat sportive.
Deri më tani, që pas ardhjes nga Kazakistani, Godelli e Begaj jo vetëm që janë pritur e përshëndetur që në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit nga drejtuesit më të lartë, por dhe kanë treguar emocionet e tyre në çdo televizion.
E vërteta është se të dy që tani janë të kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ndaj dhe KOKSH është duke i pritur sot.