Gjergj Vyshka 13.01.2016 10:25
Florence Stahl është vullnetarja franceze, e cila i është atashuar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ditën e djeshme dhe do të qëndrojë pranë institucionit më të lartë të olimpizmit shqiptar gjatë gjithë vitit.
Stahl është pritur dje në mesditë nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello.
Dhe gjithçka është në vazhdën e bashkëpunimit që KOKSH ka me Komitetin Olimpik të Francës dhe Shoqatën e Frankofonisë, ndërsa ky projekt zhvillohet në vendin tonë për të katërtin vit radhazi.
Ajo do të angazhohet në aktivitetet e ndryshme të KOKSH rreth Edukimit Olimpik dhe projekteve të tjera.