Gjergj Vyshka 22.03.2016 11:10
Hotel “Bleart” në Kavajë do të jetë të mërkurën qendra e seminarit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me temën Edukimi Olimpik. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), teksa ora e fillimit të seminarit është 11:00, ka njoftuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social “Facebook”se janë të ftuar të marrin pjesë një përfaqësues i Drejtorisë Arsimore ose Zyrë Arsimore në vend, i cili mbulon në detyrat e tij edhe sportin në shkollë.
Gjithashtu çdo Drejtori Arsimore Rajonale, apo dhe Zyrë Arsimore, do të duhet të përzgjedhë për të marrë pjesë në seminar dy mësues më të mirë nga shkollat e qytetit, të cilët janë shquar për organizimet e Ditëve Olimpike dhe aktivitetet sportive në shkollë. E programi i seminarit është i atillë: Prezantimi përmbledhës i Paketës Olimpikes dhe plotësimi i Pyetësorit për implementimin e paketës dhe Ditës Olimpike 2016, prezantim i videos së Ditës Olimpike 2015
Më pas vijion një prezantim i eksperiencës së punës nga dy inspektorë të Drejtorisë Arsimore Rajonale për organizimin e Ditëve Olimpike në rrethin e tyre, prezantim nga dy mësues të planit të veprimeve për organizimin e Ditës Olimpike në shkollat e tyre, prezantimi nga KOKSH i materialit “Olympic Day Kit 2016” dhe mënyrat e reja të implemetimit të tij. Në fakt prezantimi i paketës së Edukimit Olimpik është bërë dhe vitin e kaluar duke e bërë tashmë këtë veprimtari të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar të përvitshëm dhe me shumë vlera.