Gjergj Vyshka 03.10.2014 09:35
Gjashtë sportistë përfitojnë financimet për stërvitje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Trajneri Stërmasi kundërshton idenë e përgatitjes së sportistes me teknik tjetër jashtë vendit.
Bursat olimpike, të dhëna nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për gjashtë sportistët tanë, janë shoqëruar mes firmave të përfituesve mbi kontrata, por dhe debateve për ato pika që janë të përfshira në mënyrën e shpërndarjes, apo heqjes së këtyre bursave.
Të gjitha këto bursa, të paktën edhe sipas asaj që tha presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe kryetari i Komisionit Teknik, Gjergji Ruli, janë një mundësi kualifikimi me normë për Lojërat Olimpike Verore “Rio de Zhaneiro 2016”.
Jo vetëm kaq, por gjithnjë sipas asaj që kanë thënë të dy drejtuesit më të lartë të olimpizmit në vend, këto bursa nuk janë rroga mujore, por janë shuma që do të jepen vetëm për stërvitje, si jashtë vendit, ashtu dhe brenda tij.
E më pas është kaluar në firmosjen e kontratave të përfitimit të bursës nga sportisti dhe sekretari, apo sekretarja e Federatës Shqiptare të përzgjedhur si disiplinë sportive për këto bursa olimpike.
Ja përfituesit e bursës olimpike
Daniel Godelli Peshëngritje
Luiza Gega Atletikë
Iltian Nika Çiklizëm
Anxhela Kashari Not
Osman Hajdari Mundje
Ana Demneri Taekuondo