AlbanianSport.com 23/11/2018 13:30
ASNN – Vendimi i Këshillit të Ministrave për Sportistët e Nivelit të Lartë ka ardhur në kohën e duhur. Kështu ka deklaruar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Megjithatë, Bezhani ka nxjerrë në pah mungesën e konsultimet me komunitetin e sportit. Sipas kreut të lëvizjes olimpike shqiptare, lipset ndryshimi i qasjes ndaj administrimit të sportit.
Ish-mundësi “kampion” ka vërejtje konkrete edhe për kriteret e vlerësimit. Për Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, sporti ka shumë nevojë për një tjetër akt ligjor nga ana e qeverisë.
Në vijim, AlbanianSport.com do t’ju sjellë të plotë intervistën që Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka dhënë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.