KOKSH / Bezhani sqaron: Dënimi i Hysen Pulakut është shfuqizuar

Share Button

Peshengritje-Hysen-Pulaku

Gjergj Vyshka 20.11.2014 19:55

Në morinë e problemeve që pati ekipi olimpik i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Londër 2012” ka qenë dhe dalja pozitiv i peshëngritësit Hysen Pulaku në kontrollet antidoping për të cilin Agjencia Botërore e Antidopingut (WADA) e pati pezulluar dy vjet. Por në të njëjtën kohë, për prishje të imazhit të skuadrës në Londër, edhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pati mbajtur qëndrim, ndërsa më 14 shtator 2012 Komiteti Ekzekutiv pati marrë këtë vendim: “Sportisti Hysen Pulaku, për përdorim të substancave të ndaluara dhe njollosjen e figurës së sportistit në përbërjen e Ekipit Olimpik Shqiptar, si dhe trajneri i tij Sami Pulaku, përjashtohen të marrin pjesë në gjitha aktivitetet e KOKSH-it.”

“Të gjitha shpenzimet që ka bërë KOKSH për përgatitjen tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadën Londër 2012 i ngarkohen për t’i paguar Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e cila ka përcaktuar pjesëmarrjen e tyre në përbërjen e Delegacionit Olimpik “Londër 2012”, – shton vendimi i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptare. Mirëpo tashmë situatat kanë ndryshuar, ndërsa Hysen Pulaku, që nga 27 korrik 2014, kohë në të cilën ka përfunduar dënimi, është në garim në të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Madje në Kampionatin Botëror të Almatit, në peshën 85 kg ka zënë vendin e 10-të e sot është brenda pesëshes së peshëngritësve shqiptarë të kualifikuar me normë për në Olimpiadë si pasojë e rezultatit më të mirë në të gjithë delegacion. Dhe për këtë situatë të krijuar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, asokohe kryetar i Komisionit Teknik sqaron: “Vendimi është i shfuqizuar, sepse ka pasur të bëjë vetëm me afatin e dënimit që ka pas marrë nga Agjencia Botërore e Antidopingut. Është e sigurt që nuk ekziston dhe ai do të jetë së bashku me peshëngritësit e tjerë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh