KOKSH / Bezhani: Pa kujdes dhe përkrahje s’ka sport cilësor

Share Button

1410695836-KOKSH-Nanxhing-ciklizem-trajneri-tamam

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar analizon Olimpiadën Rinore: “Duhen më shumë politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë”. Rezultatet jo ato të pritshmet, niveli i ulët në ballafaqimin me ndërkombëtarët, politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për të rinjtë e sportit, si dhe analiza konkrete e Federatave dhe e Komisionit Teknik të KOKSH kanë qenë në qendër të vëmendjes së presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani. Në një konferencë për shtyp dje në mesditë, vetëm një javë pas përfundimit të Lojërave Olimpike Rinore në Nanxhing, atje ku ishte pjesëmarrëse dhe Shqipëria, Viron Bezhani ka treguar se nëse nuk kontrollohen dhe nuk nxiten për të bërë sporti cilësor, atëherë nuk do të ketë të ardhme.

Sipas tij, edhe ata që jashtë vendit kanë nevojë për më shumë kontroll përpara një veprimtarie madhore siç janë Lojërat Olimpike. Madje duket se është i zhgënjyer nga rezultatet e pesë sportistëve tanë, aq sa e ka të vështirë të thotë se cili prej tyre ka shanse për të qenë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. E jo vetëm kaq, por duke parë që në të gjitha disiplinat moshat, apo të rinjtë nuk po ecin përpara, ngre supet kur pyetet se çfarë mund të pritet vitin e ardhshëm nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të të rinjve në Tbilisi. “Lojërat Olimpike Rinore janë një ngjarje sportive elitare për të rinjtë nga e gjithë bota”, – ka deklaruar kreu i lëvizjes olimpike shqiptare.

“Në këtë veprimtari, programi sportiv bazohet në 28 disiplina sportiv, ku programi rinor përfshin formate dhe disiplina nxitëse si basketbolli 3 ndaj 3, miksimi i vendeve dhe gjinive në garat e atletikës, notit, xhudos dhe çiklizmit, – ka vijuar Bezhani. – Në këtë aktivitet janë sportistë të moshës 15-18 vjeç, ndërkohë që kanë qenë pjesëmarrëse 205 vende, të cilat kanë sjellë mbi 3800 sportistë në konkurrim, si dhe 1200 zyrtarë. E veçanta ishte se çdo kombëtare përfaqësuese kishte stendën e saj me vlerat kulturore të vendit, atje ku janë përgatitur nga nxënësit e shkollave. Dhe në këtë aktivitet mbizotëroi paqja, mirëkuptimi dhe çdo gjë ishte larg formave të diskriminimit.” Më pas, kreu i KOKSH-it e ka çuar “gjuhën” atje ku “dhemb dhëmbi”.

Pra te rezultatet e sportistëve tanë, të cilët tre ishin me normë kualifikimi (Ridion Kopshti, Realdo Ramaliu dhe Noel Borshi) dhe dy me ftesë (Eneida Deliu dhe Suad Bashku). Sipas të parit të olimpizmit shqiptar, rezultatin më të mirë e ka arritur Ridian Kopshti, i cili ishte i 17-ti në garën e rrugës duke qenë vetëm 0”05 nga vendi i dytë. “Më duhet të them, – shpjegoi Bezhani, – që çiklizmi ishte me grumbullim pikësh, të cilat vinin nga garat e rrugës, montebajkut dhe BMX-it. Në garën e rrugës, atje ku dhe çiklistët tanë ishin më të specializuar, të dy sportistët bën një garë të mirë. Në not, Noel Borshi, në 200 metra stil flutur, me kohën e arritur 2’23”13 nuk mundi të kapte kohën e kualifikimit të saj që kishte në Romë kur dhe kapi normën, e cila ishte 2’21”44.”

“Në kërcimin trehapësh Suad Bashku me 13.69 metra ka përmirësuar rezultatin e tij me 3 centimetra, kurse Eneida Deliu në 200 metra me 27”71 është larg nga koha e saj më e mirë. Parë kështu, megjithëse rezultatet janë pjesë e analizës së Federatës dhe Komisionit Teknik në KOKSH, më duhet të them se nuk ishin ato që prisnim. Nëse do të punohet sot për sot të gjithë kanë dështuar. Mbi të gjitha ka nevojë për politika nxitëse nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit në mënyrë që këta të rinj të ecin përpara, sepse kanë nevojë për motivim e më pas dhe sporti ka të ardhme”, – ka p[rfunduar presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Viron Bezhan, analizën që i bëri Olimpiadës Rinore “Nanxhing 2014”.

Rezultatet e Shqipërisë në “Nanxhing 2014”

Çiklizëm

Çiklikros (“Cross Country”)

Realdo Ramaliu i 4-ti 3’20″015
Realdo Ramaliu i 27-ti 3’21″049

Kronometër Individual

Ridion Kopshti i 21 5’27″95

Biçikleta “BMX”

Realdo Ramaliu i 7-ti 49.846
Realdo Ramaliu i 6-ti 48.580
Realdo Ramaliu i 6-ti 48.316

Çiklikros Olimpik – (“Cross Country”)

Ridion Kopshti 4 xhiro prapa

Gara e Rrugës

Ridion Kopshti i 17-ti 1h37’23″
Realdo Ramaliu i 42-ti 1h37’54″

Not

200 m flutur

Noel Borshi e 4-ta 2’23″13

ATLETIKË

3-hapësh

Suad Bashku i 16-ti 13.69 m

200 m

Eneida Deliu e 7-ta 27″31

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

(Video) Shpresat / Bushi: Refuzime kemi patur, por edhe kemi bindur talente

AlbanianSport.com 12/03/2024 23:00 ASNN – Trajneri i kuqezinjve Nën-21-vjeçarë komentoi listën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

(Video) Shpresat / Bushi: Mendojmë për Finlandën së pari, pastaj Zvicrën

AlbanianSport.com 12/03/2024 20:15 ASNN – Trajneri i Shpresave kuqezi, Alban Bushi doli këtë të martë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

(Video) Shpresat / Bushi: Fetai & Jashari, kemi fituar dy lojtarë të mirë

AlbanianSport.com 12/03/2024 18:25 ASNN – EURO 2025 për Nën-21-vjeçarët, trajneri Bushi fton

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh