Gjergj Vyshka 11.11.2014 17:05
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka qenë i pranishëm në zgjedhjet e kryera në Komitetin Olimpik të Azisë. Zgjedhje të cilat janë zhvilluar në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ndërsa në përfundim të saj është zgjedhur president Sheiku Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, i cili do të drejtojë në katërvjeçarin 2014-2018, ndërsa për të është rizgjedhje në atë post.
Në këtë asamble të Komiteteve Olimpike të Azisë kanë marrë pjesë 203 Komitete Olimpike, anëtare të IOC-së, atje ku ka qenë edhe presidenti Tomas Bah. Vetëm dje kanë mbërritur në Tiranë, Bezhani dhe pritet që shumë shpejt të ketë dhe një informacion nga KOKSH për të gjitha takimet që pala shqiptare ka pasur në Bangkok gjithnjë në të mirë të zhvillimit dhe të rritjes së cilësisë së sportit në vend.