Gjergj Vyshka 17.09.2016 16:25
Ndërkohë po me dokumente, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka treguar dhe shpërndarjen e buxhetit të dhënë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Lojërat Olimpike, që është në shumë 4.000.000 lekë të rinj. Kështu për boksin, për kualifikueset në Baku janë dhënë 800.000 lekë. Për notin pjesëmarrja në Rio është në shumën 794.229 lekë të rinj dhe për peshëngritjen, gjithnjë sipas raportit të KOKSH, është në shifrat 600.000 lekë.
E vetmja që nuk ka pranuar të marrë këto fonde ka qenë atletika, ndërsa peshëngritja ka marrë vetëm 75 % të këtij fondi dhe pas dorëzimit të dokumentacionit do të marrë balancën. Por Bezhani ka bërë dhe një shpërndarje të fondeve në dollarë për kurset e kualifikimit dhe të stërvitjeve jashtë, që janë në shumat: atletika 49.000 dollarë, basketbolli 15.000 dollarë, çiklizmi 46.000 dollarë, xhudo 16.000 dollarë, boksi dhe noti përkatësisht në shifrat 21.000 dhe 12.000 dollarë.
Pra parë kështu Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar jo vetëm që ka mbrojtur veten, por ka bërë dhe transparencë e duket se gjithçka e thënë ndaj institucionit të olimpizmit shqiptar ka qenë thjesht që dëmtim imazhi. Dhe Bezhani ka treguar se do të jetë më i fortë kur të jenë dhe 3 padi në gjykatë. Por se për kë dhe kundër kujt. “Kismet do të flasim”, – përfundoi presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.