KOKSH / Bezhani, bashkëpunim me Komitetet Olimpike të Serbisë e Egjiptit

Share Button

KOKSH-logo-kuqe

Gjergj Vyshka 15.11.2014 22:55

Ashtu sikurse është informuar dhe më parë, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, kanë qenë javën e kaluar në Bangkok, teksa kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Komitetit Olimpik të Azisë. Në asamblenë e 19-të të përgjithshme të Komitetit Olimpik të Azisë, Sheiku Ahmad Al-Fahad Al-Sabah është rizgjedhur në krye të presidencës, ndërsa është folur për më shumë bashkëpunim mes Azisë dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Por Bezhani e ka shfrytëzuar mundësitë e takimit për më shumë përhapje në rajonin e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë.

Një ndër takimet kryesore të Bezhanit ka qenë me presidentin e Komitetit Olimpik të Serbisë, ish-basketbollistin e njohur Vlade Divac, i cili jo vetëm që është treguar miqësor në bashkëbisedim. Divac deklaroi se brenda vitit 2015 do të vijë në Shqipëri për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit dypalësh në sport. Jo vetëm kaq, por një takim i tillë ka qenë edhe presidentin e Komitetit Olimpik të Egjiptit, Khaled Zein El-Din, i cili ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret me KOKSH-in për zhvillimin e sportit tonë dhe të infrastrukturës.

Në të njëjtën kohë në të gjitha takimet me homologët evropianë, Bezhani ka kërkuar krijimin e mundësive për sportistët tanë, ndërsa sipas njoftimit të KOKSH-it, Italia, Turqia e Franca janë një mundësi shumë e mirë. Përfaqësuesit e këtyre Komiteteve Olimpike janë shprehur të gatshëm, në një kohë që KOKSH e ka qëllim kryesor krijimin e kushteve të përshtatshme të përgatitjes për sportistët në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.

“Ne i shprehëm dhe një herë dëshirën presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bah, për një vizitë zyrtare, e cila u mirëprit nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Një vizitë që pritet të bëhet më 2015-ën”, ka thënë në njoftimin e saj Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, e cila beson se një vizitë e Bah do të jetë jo vetëm për të mirën e sportit në vendin tonë, por dhe për të gjithë shqiptarët në rajon.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh