KOKSH / “Baku 2015”, sot afati i fundit për emrat e sportistëve

Share Button

KOKSH-logo-blu

Gjergj Vyshka 13.02.2015 14:20

Në KOKSH mohojnë të ketë kufizime për pjesëmarrjen e garuesve në këtë veprimtari. Bezhani qartëson: “Ndërrimi i emrave të garuesve do të thotë pagesa nga vetë Federatat”. “Sot është afati i fundit i dorëzimit të emrave të sportistëve për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku”. Ky është qartësimi që ka bërë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, që mes të tjerave ka shpjeguar se nuk asnjë urdhër nga institucioni që ai drejton, apo dhe organizatorët e aktivitetit, për kufizimin e moshave të sportistëve pjesëmarrës.

“Mundet të ketë ndonjë rregull nga Federatat Ndërkombëtare, por kurrsesi të ketë kufizime të moshave, të cilat në një farë mënyre kanë limit dhe kur merret pjesë në Botëror, apo në Evropian, – ka sqaruar ai. – Ne nuk i kemi dhënë një udhëzim të tillë Federatave, përkundrazi po ua bëjmë të qartë edhe nëpërmjet jush se ndërrimi i emrave të sportistëve pjesëmarrës në ndryshim me atë që do të deklarojnë në KOKSH do të thotë se kostot e udhëtimit të atyre sportistëve do t’i paguajnë vetë. Të gjitha Federatat pjesëmarrëse në këto Lojëra do të duhet t’i dorëzojnë sot emra, sepse nuk ka më kohë.”

“Aq më tepër që dita-ditës rritet dhe kostoja e biletave të udhëtimit drejt Bakusë, ndërsa nuk ka më kohë për emrat. Pra sot të gjitha Federatat duhet të veprojnë”, – ka thënë Bezhani. I pari i olimpizmit shqiptar ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ketë dhe një takim me federatat sportive për të sqaruar më pas dhe të gjitha detajet e pjesëmarrjes në Lojërat e para Evropiane në Baku, që do të mbahen në kryeqytetin azer, nga data 12, deri më 28 qershor 2015.

Nuk duhet harruar që sivjet janë tri veprimtari ndërkombëtare nën kujdesin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa bëhet fjalë për Festivalin Olimpik Evropian Rinor në Tbilisi të Gjeorgjisë, apo dhe Lojërat e Para Mesdhetare të Plazhit në Peskara. Kështu që impenjimi i sportit shqiptar shto këtu me aktin final të pjesëmarrjes të sportistëve me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, “Rio de Zhaneiro 2016”, është shumë më i madh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh