AlbanianSport.com 01/02/2019 18:15
ASNN – Vitet kalojnë dhe Sport Klub Vllaznia mbush 100 vjeç. Më 16 shkurt 2019 klubi shkodran mbush 100 vjeç nga themelimi i tij. Kujtojmë këtu se ky klub është i pari i këtij lloji i formuar në Shqipëri.
Sigurisht që Shodra sportive nuk do ta kaloj pa festuar këtë përvjetor, e për më shumë hollësi ka folur Drejtori i Klubit Sportiv “Vllaznia”, Mark Kroqi. Ai ka theksuar se dita e krijimit të klubit do të festohet më pas çdo vit me veprimtari të ndryshme sportive.
Kupat dhe fotot e sportistëve që ka bërë emër me bluzën kuqeblu të Vllaznisë janë ekspozuar tashmë në pritje të ditës së festimeve për 100 vjetorin e krijimit të klubit shkodran.