AlbanianSport.com 22.02.2017 14:35
ASNN – Duket se ofertat e çmendura financiare për të joshur futbollistët më të mirë në botë kanë qenë vetëm preludi. Tanimë, edhe strategjia do të ndryshojë. Me qëllim që të shijojë rezultate në futboll dhe të arrijë qëllimin për t’u shndërruar në një gjigande futbolli, Kina planifikon që deri në vitin 2025 të rrisë numrin e akademive futbollistike në plot 50 mijë.
Sipas informacioneve që vijnë nga kombi më i populluar i botës, numri i akademive speciale futbollistike deri në vitin 2020 duhej të rritet në rreth 20 mijë. Siç transmetojnë mediat kineze, zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit, Uong Dengfeng, deklaroi se çdo shkollë mesatarisht do të mund të trajnojë 1,000 lojtarë të rinj dhe në këtë mënyrë të realizojë planin e paralajmëruar.
Ky plan parashikon që, në 10-vjeçarin e ardhshëm madje 50 milionë djem të fillojnë të merren me futboll. “Kjo është një mënyrë solide që të zgjedhim talentet e futbollit për ardhmërinë tonë dhe përmirësimi i futbollit kinez nuk është më vetëm ëndërr”, – ka përfunduar nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në Kinë.