Kina kërkon më shumë medalje në Olimpiadën Dimërore të 2022-shit

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2019 15:20

ASNN – Flet Jengu, medalistja e parë olimpike kineze. Ajo solli medaljet e para të arta Olimpike për Kinën dhe konsiderohet si një nga patinatoret më të mira, të të gjitha kohërave, të disiplinës së patinazhit të shpejtësisë në distanca të shkurtëra. Por pak e dinë se çfarë ka bërë Jeng Jengu për të arritur majën e suksesit në këtë sport. Tani 42-vjeçarja po shfrytëzon kohën për të ndihmuar Kinën, tashmë një forcë në Olimpiadën Verore, që ta përsërisë këtë sukses në borë dhe akull.

Nuk ka kohë për të humbur, sepse Pekini pret Olimpiadën Dimërore të 2022-shit dhe turpërimi në shtëpi është i paimagjinueshëm. “Sigurisht që sportet dimërore nuk janë shumë të suksesshme në Kinë”, – tha Yang për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) në Shangai, ku bora dhe akulli janë një gjë e rrallë dhe vera shumë e nxehtë. – Kanë qenë vetëm dy provinca në verilindje të Kinës, të cilat praktikojnë sportet dimërore. Por Olimpiada nuk është vetëm Pekini, është e gjithë Kina.”

Jengu u tërhoq nga garimi, pas Olimpiadës së Torinos të vitit 2006. Ajo ka realizuar një ëndërr 10-vjeçare me instalimin e përkohshëm të një sheshi prej akulli në Shangai në natyrë, me Kulla Orientale që shërbejnë si një sfond mahnitës. Mbështetur nga investimet private, ky është sheshi i tretë në Shanghai, duke nënvizuar angazhimin e saj për të gjeneruar interes në sportet e akullit midis një brezi më të gjerë të popullsisë prej 1.4 miliardë të Kinës.

Jengu, e cila fitoi medaljen e artë në 500 metra dhe 1,000 metra në Lojërat e Sollt Lejk Sitit në vitin 2002, ka më shumë se 1,000 atletë që stërviten në hokej mbi akull, në patinazh artistik apo në garat e patinazhit të shpejtësisë. “Në vitin 2022 qëllimi ynë është të marrim pjesë në të gjitha ngjarjet disiplinat e akullit, – tha ajo. – Duam më shumë medalje ari. – Unë kam 23 vjet që punoj në akull”, – përfundoi Jengu.

Përreth saj, fëmijët fluturojnë dhe rrëshqasin në sheshin e pishinës publike në natyrë, e cila u frymëzua nga ajo në Qendrën “Rokfeller” të Nju Jorkut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh