Shkëlqim Hasani 15.11.2016 08:50
Nikola Jakini, shqiptari që është duke tërbuar mediat italiane, do të sfidojë të shtunën rumunin Serban Marian, që është kampion evrope në fuqi në kikboks.
Mediat italiane kanë kohë që reklamojnë Jakini, i cili, edhe pse i është kërkuar që të bëhej nënshtetas italian, qëndroi shqiptar.
Pikërisht më 2012-ën, kur Jakini u shpall për herë të parë “Kampion Evrope”, iu kërkua që të bëhej italian.
Jakini ka lindur në Shkodër dhe më 19 nëntor 2016 në Areco do të sfidojë përsëri për titullin Kampion Evrope në kikboks.