AlbanianSport.com 07.03.2015 22:15
ASNN – Është “Elite Sport Academy” “kampionia” e Shqipërisë në kikboks. Skuadra nga kryeqyteti fitoi pesë tituj “kampion” dhe nxori tre sportistë nënkampionë, në garat e zhvilluara sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, pas një gare shumë të fortë sportive. Pas “ESA”-së, u renditën “Java Gym” po e kryeqytetit dhe “Fight Club Vlora”, që fituan, përkatësisht katër e tre tituj. Po ashtu, shumë mirë u paraqit ekipi i ri, “Johny Fight Club”.
Në këtë Kampionat Kombëtar morën pjesë 70 sportistë nga 15 skuadra të ndryshme, përfshi edhe 4 ekipe nga Kosova. Pjesëmarrja e skuadrave nga Kosova u bë për të rritur pjesëmarrjen dhe cilësinë e kampionatit, si dhe për të ndihmuar këtë sport në Kosovë. Pritet që sportistët e vlerësuar si më të mirët në kampionat të përzgjidhen për në ekipin kombëtar që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet nga 29 prilli, deri në 4 maj 2015 në Algarve të Portugalisë.
Në kampionat u dalluan sportistë të tillë si Brus e Stiven Jakupi, Hanri Trifoni, Adela Osmani, Arlins Ismailaj, Albi Baci, Erdis Malaj, Bleron Xhakli, Bedri Dyrmishi, ndërsa keqardhja ishte që dy sportistë të ekipit kombëtar si Edi Shehaj (kampion i botës) dhe Julian Alla (nënkampion i botës) nuk mundën të ndesheshin, për shkak se kundërshtarët u tërhoqën për arsye të ndryshme.
Në përfundim, 5 tituj u fituan nga “Elite Sport Academy”, 4 nga “Java Gym”, 3 nga “Johny Fight Club” dhe 3 nga “Fight Club Vlora”, 2 nga Tomori dhe 2 nga Apolonia e Fierit, një nga “Nitro Team Ferizaj”, një nga Butrinti i Sarandës, një nga “Tempulli i Hekurt”, Gjirokastër, një nga “Katana Obiliq” dhe një nga Fushë-Kosova.
Kampionatin Kombëtar i Kikboksit 2015
Rezultatet teknike
Vajza, deri 57 kg
Adela Osmani (Elite Sport Academy)-Nada Beheluli (Egnatia) 2-1
Vajza, deri 63 kg
Ilda Lelo (Fight Club Vlora)-Neda Beheluli (Egnatia) 2-1
Fëmijë, deri 22 kg
Amihad Rexhepi (Elite Sport Academy)-Fiordi Lika (Elite Sport Academy) 2-1
Fëmijë, deri 30 kg
Arlind Ismailaj (Johny Fight Club)-Enriko Doda (Butrinti Sarandë) 2-1
Fëmijë, deri 35 kg
Albi Baci (Tomori)-Rolenc Harizi (Elite Sport Academy) 2-1
Fëmijë, deri 40 kg
Erdis Malaj (Tomori Berat)-Andi Selimaj (Johny Fight Club) 2-1
Fëmijë, deri 45 kg
Kristi Lamçe (Johny Fight Club)-Andrea Rubie (Butrinti Sarandë) 3-0
Fëmijë, deri 55 kg
Fabio Ferko (Apolonia Fier)-Fidan Idrizi (Kastrioti Ferizaj) 3-0
Mosha deri 15 vjeç
Deri 59 kg
Bleron Xhakli (Nitro Team Ferizaj)-Përparim Idrizi (Kastrioti Ferizaj) 3-0
Deri 63 kg
Behar Doda (Elite Sport Academy)-Endi Agallia (Apolonia Fier) 2-1
Mbi 90 kg
Xhulio Doda (Butrinti Sarandë)-Albi Doku (Elite Sport Academy) 2-1
Mosha deri 17 vjeç
Deri 63 kg
Brus Jakupi (Java Gym)-Stiven Jakupi (Java Gym) 2-1
Deri 67 kg
Majkëll Kalemi (Tempulli I Hekurt Gjirokastër)-Sejdi Muzhaka (Tomori) 3-0
Deri 71 kg
Omer Dulaj (Fight Club Vlora)-Kujtim Sogojeva (Fushë Kosovë) 2-1
Deri 75 kg
Donald Bedri (Apolonia Fier)-Kozma Rubie (Butrinti Sarandë) 2-1
Mosha deri 18 vjeç
Deri 67 kg
Edi Shehaj (Fight Club Vlora), pa kundërshtar, u tërhoqën Rinor Hyseni (Nitro Team Ferizaj) dhe Arbnor Xhakli (Nitro Team Ferizaj)
Të rritur
Deri 63 kg
Hanri Trifoni (Elite Sport Academy)-Denis Bakos (Java Gym) 3-0
Deri 71 kg
Ervis Balla (Elite Sport Academy)-Avenir Tabaku (Egnatia) 3-0
Deri 73 kg
Ismail Ismaili (Java Gym)-Emir Dervishi (Java Gym) 2-1
Deri 75 kg
Edon Mulaj (Johny Fight Club)-Aleksandër Tafa (Butrinti Sarandë) 3-0
Deri 80 kg
Berat Jetullahi (Katana Obiliq)-Forent Pllana (Katana Obiliq) 2-1
Deri 85 kg
Bedri Dyrmishi (Java Gym)-Teki Ahmetaj (Johny Fight Club) 3-0
Deri 90 kg
Julian Alla (Java Gym), pa kundërshtar
Mbi 100 kg
Luigj Shala (Fushë Kosovë)-Rrahim Sogojeva (Fushë Kosovë) 2-1