Gjergj Vyshka 22.01.2016 17:55
Kampionati i futbollit amerikan (NFL) shkruan historinë, pasi për herë të parë një skuadër e kësaj lige do të ketë një trajnere femër. Bëhet fjalë për skuadrën e Bafalo Bills, që ka nënshkruar një kontratë me Kethrin Smithin, e cila do të jetë ndihmëse me kohë të plotë e trajnerit Reks Rajan.
Smithi ka punuar edhe më parë me trajnerin aktual të Bafalo Bills. Ajo ka qenë në rolin e asistentes administrative të Nju Jork Xhets, pasi më parë kishte mbuluar disa pozicione të tjera te kjo skuadër. “Kethrin Smith ka bërë një punë të shkëlqyer gjatë 7 viteve të qëndrimit të saj në stafin tonë”, – ishte komenti i Reks Rajan.
Ajo e meriton të jetë në këtë detyrë, pasi ka shumë njohuri dhe është shumë e përkushtuar, – ka vijuar trajneri i Bafalo Bills. – E di që ajo do ta kryejë shumë mirë detyrën që i është caktuar.”