Kërcimi së gjati, aty ku rekordi olimpik ka 50 vjet pa u thyer, ai botëror, 27 vjet

Share Button

AlbanianSport.com 23/10/2018 19:05

ASNN – Kërcimi së gjati është një prej disiplinave atletike më të njohura dhe është aplikuar edhe në Olimpiadat e lashtësisë. Pra është një sport olimpik me ndikim dhe një nga sportet më tërheqëse individuale. Ky sport kërkon kombinimin e forcës, shpejtësisë, përqendrimit psikologjik, pistën, erën, lagështinë e ajrit, etj., si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e kërcimit dhe rezultatin e arritur.

Për meshkujt, kërcimi së gjati është aplikuar në Lojërat Olimpike Moderne që në hapjen e tyre në Athinë më 1896, kurse për femra, është garuar për herë të parë në vitin 1948. Kjo disiplinë kërkon momentin e saj për të regjistruar rekorde dhe, krahasuar me shumë lloje sportesh, kërcimi së gjati njeh një nga rekordet më të gjata. Të dy rekordet, si ai botëror dhe ai olimpik, mbajnë emra amerikanësh.

Rekordi olimpik në kërcimin së gjati është vendosur nga amerikani Bob Bimën, në Lojërat Olimpike të vitit 1968. Rezultati i tij 8 metra e 90 centimetra shihet ende dhe sot si spektakolar, gati i paarritshëm dhe një rezultat fenomenal për kohën. Kanë kaluar 50 vjet që nga Lojërat Olimpike vitit 1968 në Meksiko Siti dhe në këtë hark kohor janë zhvilluar 12 olimpiada, por askush nuk e ka thyer dot këtë rekord.

Ndërkohë, rekordin botëror në kërcimin së gjati e ka regjistruar një tjetër amerikan. Bëhet fjalë për Majk Pauellin, i cili më 30 gusht të vitit 1991, në Kampionatin Botëror të Tokios pati një duel madhështor me kampionin tjetër fenomenal të kësaj disipline, Karl Ljuisin. Të dy regjistruan rekorde atë ditë, duke thyer rekordin e lojërave olimpike të vitit 1968, që ishte deri në vitin 1991 edhe rekord botëror.

Por Majk Pauell kërceu plot 8 metër e 95 centimetër në provën e tij të fundit në garën e asaj dite në Tokio, duke magjepsur botën me rezultatin dhe një rekord që vijon të jetë në fuqi edhe pas 27 vjetësh. Rekordi i Karl Ljuisit, 8.91 m, atë ditë nuk u mor në konsideratë për shkak të erës favorizuese. Janë bërë hedhje edhe mbi 8.95 metër, nga vetë Pauell, por ato janë ndihmuar në kushte klimaterike jo normale.

Madje Majk Pauelli kërceu 8 metra e 99 centimetra në Sestriere të Italisë më 1992, por lagështia e ajrit dhe era ishin në favor dhe rezultati mbeti jozyrtar. Ndërkohë, rekordi botëror i femrave ka parë përmirësime shumë më të qëndrueshëm përveç rekordit aktual. Më e gjatë për të mbajtur rekordin e para ishte nga Feni Blankërs-Koen gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ka patur tri ditë kur rekordi u përmirësua dy herë në të njëjtën garë. Ky rekord qëndroi pak më shumë se 10 vjet. Rekordi aktual botëror për femrat mbahet nga Galina Çistiakova e ish-Bashkimit Sovjetik, e cila kërceu në Leningrad më 11 qershor 1988 plot 7 metra e 52 centimetra, një rekord që ka mbetur në fuqi prej 30 vjetësh

 

Ja 10 rezultatet më të mira në historinë e kërcimit së gjati:

 

Nr.       Atleti/Vendi                                       Distanca        Viti

  1. Majk Pauell (SHBA)                                    8.95 m            1991
  2. Bob Bimon (SHBA)                         8.90 m            1968
  3. Karl Ljuis (SHBA)                             8.87 m            1991
  4. Robert Emian (Bashkimi Sovjetik)            8.86 m            1987
  5. Lerri Miriks (SHBA)                          8.74 m            1988
  6. Erik Valder (SHBA)                          8.74 m            1994
  7. Duajt Filips (SHBA)                         8.74 m            2009
  8. Irving Saladino (Panama)              8.73 m            2008
  9. Ivan Pedrozo (Kubë)                       8.71 m            1995
  10. Sebastian Bajer (Gjermani) 8.71 m            2009

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh