“Këpuca e Artë”, Pejiç: Dua Kupën, pas Evropës vendos për të ardhmen

Share Button

Kukesi-feston-2014-Pejic

AlbanianSport.com 21.05.2015 18:00

ASNN – “Këpuca e artë” e Kategorisë Superiore, Pero Pejiç, kërkon Kupën me Kukësin, ndërsa të ardhmen e sheh jashtë Shqipërisë. I pari është Ronaldo. Prapa tij Mesi, i treti Aguero. Pas shënuesve të jashtëzakonshëm të Evropës vjen një kroat nga Kategoria Superiore e Shqipërisë. Iku nga Skënderbeu për titullin, të cilin nuk e gjeti në verilindje, por të paktën “Këpucën e Artë” e fitoi prapë.

“Po, për mua është një sezon të suksesshëm, – ka deklaruar ai, duke folur për kanalin televiziv informativ, “ABC News”. – Jemi në vendin e dytë, ndonëse nuk e fituam dot titullin, por s’ka problem. Jemi në lojë për të fituar Kupën ndaj Laçit. Personalisht shënova 31 gola në 34 ndeshje dhe ky është plus për mua. Skënderbeu doli “kampion” dhe unë e respektoj.

“Por nuk kam dëshirë të hedh sytë prapa, pasi jam i përqendruar te Kukësi, – ka vijuar ai për median në fjalë. – Ne jemi në Evropë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, ndërsa po fituam Kupën, ky do të jetë trofeu i parë i klubit e futbollit të Kukësit.” Aty ku shkon Pejiç, shkojnë edhe trofetë. E ka vërtetuar që nga viti 2007. “Kam luajtur me Dinamon, Tiranën, Skënderbeun dhe tani me Kukësin”, – ka kujtuar ai.

“Kam fituar 3 tituj “kampion”, një me Dinamon dhe dy me Skënderbeun, – vijon ai, duke përmendur sukseset. – Kam fituar Kupën me Dinamon, Superkupën me Skënderbeun dhe Kupën me Tiranën. Është e vërtetë që aty ku shkoj unë vijnë trofetë, veçse unë thjesht synoj që të fitoj kupa në cilëndo skuadër që të jem.” Sulmuesi kroat është në gjendje të japë një gjykim sesi ka ecur futbollit shqiptar këta 8 vjet.

“Ka ndryshime, – pohon ai. – Në 2007-tën, kur erdha tek Dinamo, futbolli në Shqipëri ishte agresiv, i fuqishëm, por me pak teknikë. Shtatë-tetë vjet më pas ka përparuar, shkon çdo vit e më mirë. Edhe Kombëtarja e Shqipërisë ka ecur shumë përpara dhe kjo ndikon për mirë në gjithë futbollin shqiptar.” Tifozët kuksianë duan të dinë, ku do të jetë Pero Pejiç sezonin e ardhshëm?

“Kam kontratë me Kukësin deri në Kupat e Evropës, por, pas tyre, jam i lirë, – zbulon ai. – Kam 2-3 oferta jashtë Shqipërisë. Synimi im është që të shkoj jashtë Shqipërisë, në një klub me kushte më të mira financiare. Nëse nuk ia arrij, do të shoh në Shqipëri. Zgjedhja e parë për mua është Kukësi. Do të flas me presidentin Gjici, që është treguar korrekt dhe tani për tani gjithçka është shumë mirë”.

Pritet të luhet edhe finalja e Kupës ndaj Laçit që të mbyllet me sukses sezoni. Pejiç shpreson të jetë vendimtar, ndryshe nga finalja e vjetshme ndaj Flamurtarit, që u humb përkundër gjithë parashikimeve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh