AlbanianSport.com 02/04/2022 20:10
ASNN – Në grupin C, Argjentina sfidohet nga Meksika, Polonia dhe Arabia Saudite dhe trajneri Lionel Skaloni është shprehur pozitiv, duke thënë: “Ne jemi mirë me këtë short dhe besojmë tek vetja. Ne nuk mund të ankohemi për shortin, por as mund të kënaqemi me të. Meksika është një rivale që e njohim, Polonia kaloi Suedinë në “play-off” dhe Arabia Saudite pati një fushatë mjaft të mirë eliminatore.”
“Është një grup i vështirë, por mund t’u them njerëzve të jenë të qetë dhe të shijojnë Botërorin, që unë shpresoj të mbyllet me Argjentinën në finale”, – përfundoi Skaloni. Në grupin G, që është padyshim grupi më i fortë, Brazili do të sfidohet nga dyshja evropiane, Zvicra dhe Serbia, por edhe nga një nga përfaqësueset më në zë të Afrikës, Kameruni.
“Nuk është grupi i vdekjes, por as grupi i jetës, – deklaroi trajneri i Brazilit, Tite. – Është njëlloj si grupi ynë në “Rusi 2018”, mungon vetëm Kosta Rika. Po flasim për Zvicrën dhe Serbinë, dy skuadrat që ndalën Italinë dhe Portugalinë, por edhe për Kamerunin, që është një skuadër e fortë e shkollës afrikane. Duhet ta ngremë nivelin e lojës sonë”, – përfundoi trajneri i “Selesao”-s.