AlbanianSport.com 17/11/2022 10:55
ASNN – Në gjuhën popullore, kjo quhet: “Nga shiu, në breshër”. Kështu, për t’i shpëtuar zhurmës të qytetit, menaxhari i përfaqësueses së Anglisë mendoi të zgjidhte qetësinë e periferisë të hotelit luksoz, “Souk Al-Uakra”.
Por pas orëve të para në godinë duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë me të papriturat e Katarit sa modern, po aq edhe tradicional. Mediat britanike raportojnë se lojtarët e përfaqësueses së “3 luanëve” nuk kanë kaluar një natë të parë të qetë.
Devetë rreth hotelit modern janë të shumta në numër dhe kanë bërë që lojtarët të kërkojnë masa shtesë nga punonjësit e strukturës lluksoze me qëllim që të amortizojnë zhurmat që vinin nga jashtë.
Në shtetin e vogël të Gjirit Persik numërohen rreth 85,000 krerë deve.